Në fuqi nga 09.10.2026 · Skanoje
Për të dhënat e llogarive të bizneseve, kontrollues është operatori i platformës Skanoje. Për të dhënat e klientëve dhe të kandidatëve për punë të një lokali, kontrollues është vetë lokali, ndërsa platforma i përpunon ato në emër të tij.
Nga bizneset: emri i biznesit, email-i, fjalëkalimi (i ruajtur vetëm si hash), të dhënat e lokalit, menuja, llogaritë e stafit.
Nga klientët që skanojnë menunë: nuk kërkohet regjistrim dhe nuk mblidhet emër apo numër telefoni. Ruhen porosia, numri i tavolinës, shënimi për kuzhinën dhe një numërim anonim i skanimeve. Adresa IP përdoret përkohësisht për mbrojtje nga abuzimi.
Nga kandidatët për punë: emri, telefoni, email-i dhe CV-ja që dërgohen me formular. Këto fshihen automatikisht pas 90 ditësh.
Për ta ofruar shërbimin (shfaqja e menusë, dërgimi i porosive te stafi), për sigurinë e llogarive, për statistika të përmbledhura për pronarin e lokalit dhe për komunikim rreth llogarisë. Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i përdorim për reklama.
Përdorim vetëm cookies të domosdoshme: për mbajtjen e kyçjes, për sigurinë e formularëve dhe për gjuhën e zgjedhur të menusë. Shporta ruhet në telefonin e klientit, jo në server. Nuk përdorim cookies për gjurmim apo reklama.
Të dhënat ruhen te ofruesi ynë i hostimit (Hostinger), i cili i përpunon vetëm sipas udhëzimeve tona. Fontet ngarkohen nga Google Fonts, gjë që i zbulon Google-it adresën IP të vizitorit. Nuk ua japim të dhënat palëve të tjera, përveç kur e kërkon ligji.
Të dhënat e llogarisë ruhen sa është llogaria aktive dhe fshihen brenda 30 ditësh pas mbylljes. Aplikimet për punë fshihen pas 90 ditësh. Kur porositni me dërgesë ose “marr vetë”, emri, telefoni dhe adresa që shkruani i shfaqen vetëm lokalit ku porositni, për ta përgatitur dhe sjellë porosinë, dhe fshihen nga porosia pas 30 ditësh; lokali mund ta bllokojë një numër telefoni që ka bërë porosi false. Kopjet rezervë të bazës mbahen deri në 30 ditë.
Lidhja është e enkriptuar (HTTPS), fjalëkalimet ruhen si hash, të dhënat e çdo biznesi janë të ndara nga të tjerët dhe fjalëkalimet e Wi-Fi ruhen të enkriptuara.
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, si dhe të kundërshtoni përpunimin, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës. Na shkruani në adresën më poshtë. Keni edhe të drejtë ankese pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Skanoje. Email: fatosberani@gmail.com.
Kushtet e përdorimit · Politika e privatësisë · Faqja kryesore